Votimin e ministrave të rinj teknik në Parlament, deputeti i LIBRA-s Ben Blushi e ka quajtur “varrosje të Republikës së Re”.
Duke folur jashtë parlamentit pas votimit të ministrave, Blushi tha se votoi kundër tyre.
“Kjo është një qeveri e Rilindjes, çadrës dhe partisë së presidentit. Ajo nuk garanton asgjë, as për votim elektronik, as për financimin e fushatës, as për mbulimin mediatik të saj.
Mbajeni mend 22 majin si ditën kur Rama, Berisha dhe Meta u bënë bashkë në qeveri dhe do bëjnë sërish zgjedhje pa qenë asnjëri në opozitë. Kush do një vend normal, nuk mund të shkojë në 25 qershor për të votuar pro partive të kësaj qeverie”, tha Ben Blushi për gazetarët.