(FOTO: Kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš )

 

-Komisioni Europian ka bombarduar Austrinë për tërheqjen nga marrëveshja në fillim të javës-.

Pas njoftimit të së mërkurës se koalicioni konservator-populist i Austrisë ishte duke e tërhequr vendin nga “Pakti global për nje emigracion te Sigurtë, të  kordinuar dhe te rregullt “, duke përmendur shqetësimin se marrëveshja do të kishte çuar në “një te drejtë njerezore për emigrim”, Komisioni Europian eshte pronancuar kundër vendimit.

Një zëdhënës i ekzekutivit të pazgjedhur të BE-së tha: “Na vjen keq për vendimin që ka marrë qeveria austriake. Ne vazhdojmë të besojmë se emigrimi është një sfidë globale ku vetëm zgjidhjet globale dhe ndarja globale e përgjegjësive do të sjellin rezultate. ”

Polonia sinjalizoi se po përgatitet të largohet nga marrëveshja muajin e kaluar, kur Ministri i Brendshëm Joachim Brudzinski tha se po rekomandon që Varshava të lëre paktin globalist për arsye sigurie, duke pohuar se qeveria do që “polakët të jenë të sigurt në vendin e tyre”.

Më parë këtë javë është raportuar se Kroacia gjithashtu do të tërhiqet nga pakti i OKB-së, pasi presidentja e vendit ballkanik, Kolinda Grabar-Kitarović, tha se votuesit mund të “rrinin te sigurt” se ajo nuk do të nënshkruante deklaratën në Marrakech muajin e ardhshëm.

Hungaria ishte kombi i dytë që u tërhoq pas SHBA-ve – Presidenti i së cilës Donald Trump e karakterizoi paktin si “pa kufij, të gjithë mund të vijnë!” – pas kësaj, kombi i Vishegradit kritikoi dokumentin e rrezikshëm të OKB-së, parimet dhe përmbajtja e të cilit tha se “duket sikur të ishin kopjuar” nga projektet e miliarderit George Soros për kufijtë e hapur për emigrimin masiv.

Komisioneri i BE-së për Emigracionin Dimitris Avramopulos së fundi raportoi se Brukseli po punon shumë për të “rritur rrugët ligjore” për të mundësuar një numër të madh të emigrantëve të botës së tretë për t’u vendosur në Evropë.

Ideologu globalist, i cili ka pretenduar se kontinenti ka nevojë për më shumë se 70 milion emigrantë nga Global South dhe këmbënguli se asnjë pjesë e kontinentit nuk mund të mbetet “homogjene dhe pa emigrim”, i tha OKB-së se “emigrimi dhe lëvizshmëria njerëzore janë pjesë e Historisë [evropiane] dhe janë këtu për të qëndruar. ”

Veritas.com.al/