Mesatarja Industriale e Dow Jones theu rekordin me 20,000 pikë për herë të parë në startimin e kompanisë drejt tregut, të Mërkurën në mëngjes, duke arritur një “gur të ri kilometrik” dhe duke vazhduar në një udhëtim të jashtëzakonshëm që nisi mëngjesin e ditës pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Dow Jones është indeksi më i afërt i performancës dhe aksioneve që tregtohen në Wall Street; si edhe masë e performancës së 30 kompanive, shumica e të cilave janë të bursuara në Bursën e New Yorkut.
Disa prej tyre gjithashtu janë të kuotuara në “NASDAQ Exchange”.
Gjatë recesionit të fundit, Dow ra nga lartësia e 14,164.43 në 9 Tetor, 2007, në nivelin më të ulët prej 6,547.05 në 9 Mars 2009. Ai ka vazhduar të bjerë gjatë javëve të para të presidencës së Barack Obamës (në mandatin e parë), dhe mundi të qetësohet në njëfarë mënyre pasi shumica e institucioneve financiare kaluan testin e stresit në pranverën e atij viti.
Që atëherë përgjatë kohës së Obamës, Dow u ngjit kësaj here në një rekord historik deri në nivelin e të quajturit “bull market”.
/Veritas.com.al/