(Sipas BBC)
Ish kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson e ka përjashtuar veten nga gara për t’u bërë lider i Konservatorëve dhe kryeministër i Anglisë.
Në një fjalim të mbajtur në Londër – afishuar si drekë për fushatën- , zoti Johnson tha se nuk besonte se mund të sigurojë një lidership ose unitetin që nevojitet.
Deklarata e Johnson erdhi pasi një nga përkrahësit e fushatës për Brexit, Michael Gove, deklaroi në mënyrë të papritur të enjten në mëngjes se “mund të kandidoj për lider”.
Sekretarja e Shtetit, Theresa May është mes kandidatëve. Nominimi u mbyll në drekë