Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që ka ulur më shumë nivelin e borxhit publik në rajon.

Në komisionin e Ekonomisë ku janë diskutuar shpenzimet dhe të ardhurat për vitin e ardhshëm.

Ministri i financave theksoi se niveli i borxhit publik është ulur me gati 16 pikë  në një dekadë duke synuar të arrijë në 53.6% në fund të 2026.

Po ashtu sipas ministrit edhe borxhi për frymë ka pësuar ulje.

Ekonomia shqiptarë parashikohet të ketë një rritje të qëndrueshme me rreth 4 %.

Sipas ministrit efekti total i paketës fiskale i cili parashikon falje të detyrimeve për vitin 2026 do të jetë rreth 2.2 mld lekë./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *