Nga: JOEL B. POLLAK
Të mbijetuarit e Holokaustit dhe përfaqësuesit e qeverive nga e gjithë bota janë mbledhur të hënën në kampin e përqendrimit në Auschwitz, për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit.
Kampi dhe kampi tjetër i vdekjes i Birkenaut, janë bërë simbolet më të njohura të Holokaustit, në të cilat Gjermania naziste vrau 6 milion hebrenj dhe 5 milion të tjerë, përfshirë disidentë, ciganë dhe homoseksualë.
27 janari shënon gjithashtu Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, të caktuar si e tillë nga Kombet e Bashkuara në një rezolutë të vitit 2005 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB. Deri atëherë, hebrenjtë kishin përkujtuar Holokaustin në “Yom Hashoah”, vendosur nga Shteti i ri i Izraelit në vitin 1951 në ditën e 27 të muajit Hebraik të Nissan,qe ndodh në pranverë, dhe përkujton rezistencën ndaj Nazistëve.
Mosmarrëveshjet vazhdojnë rreth trashëgimisë së Holokaustit. Guardian në Mbretërinë e Bashkuar raporton: “Presidenti polak, Andrzej Duda, do të jetë mes folësve të hënën. Javën e kaluar ai sulmoi presidentin rus, Vladimir Putin, për pretendimin e rremë se Polonia kishte bashkëpunuar me Hitlerin në fillimin e luftës së dytë botërore. Duda nuk pranoi të udhëtonte në Jeruzalem, pasi iu mohua mundësia për të folur atje [ndërsa Putin do të mbante një fjalim]. ”
Në SH.B.A., Holokausti është përdorur gjithashtu si një armë politike. Tre vjet më parë, kundërshtarët e Presidentit Donald Trump kritikuan një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që nuk përmendte konkretisht Hebrenjtë, duke e akuzuar atë për antisemitizëm. Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi me forcë atë pretendim dhe dërgoi delegacionin e parë zyrtar të Sh.B.A në përvjetorin e March of Living në Aushvic, vitin e kaluar.
VERITAS.COM.AL/