Associated Press njoftoi se një person ka tentuar të hyjë në zonën e ndaluar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe një javë më parë, një person me një çantë që më vonë doli se nuk kishte mjete të dyshimta, ka dëmtuar një pjesë të gardhit të Shtëpisë dhe është pikasur kur ka hyrë në oborr.
Kjo ka ngritur shqetësime në lidhje me mangësi të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë- raporton AP.
Personi që u kap pasi ka kapërcyer një pengesë të ulët metalike për ballë Shtëpisë së Bardhë dhe ka tentuar të hyjë në pjesën e ndaluar, u arrestua nga Policia.
/Veritas.com.al/