Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura brenda në kryeqytet ose edhe në periferi, e kanë bërë Luan Ramën e LSI të reagojë prerazi kundër Ministrit të Brendshëm, socialistit Tahiri. Ai ka shkruar në gazetën Sot se ngjarjet kriminale nuk mund të mbulohen me statistika… t’i lënë karshillëqet dhe lojën e fjalëve”.
Luan Rama është sekretar i Përgjitshëm i LSI, pjesë e koalicionit qeveritar; ai ka qenë ministër i Brendshëm gjatë viteve 2003-2004
Kohët e fundit janë shtuar aktet kriminale si dhunë, vjedhje, vrasje, tentativa për vrasje dhe aksidente rrugore.
Siç vihet re, LSI nuk pajtohet me punën e dobët të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, të cilat “japin konferenca për shty” më shumë se punë reale.
Rama i LSI i kujton qeverisë se “Mbrojtja e rendit dhe e sigurisë publike janë detyrë kushtetuese e Ministrisë së Brendshme dhe më drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit…”.
Sipas medias LSI ka kërkuar vazhdimisht largimin e ministrit Saimir Tahirit nga qeveria, në veçanti pas skandalit të përgjimeve. Pavarësisht situatës së rendit që ka dalë jashtë kontrollit, Tahiri ka pasur mbështetjen publike të Edi Ramës, kryeministër.