Aktori Bryan Cranston ndodhet për një vakancë në Vancouver; por kishte thënë se do ta zgjaste vakancën deri në zgjedhjet e 8 nëntorit. Duke parë se kandidati republikan, Trump po ngjitet në sondazhe, Bryan u vu në një dilemë ekzistencialiste: Të kthehet nga vakanca, apo të lërë Amerikën?…

Më në fund ai thotë se “përfundimisht do të lëvizë” jashtë Shteteve të Bashkuara në qoftë se Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale.

” Absolutisht” tha Cranstoni për  “The Bestseller Experiment” postcard,  kur u pyet nëse do të zgjaste vakancën në Vancouver në qoftë se Trump fiton. “Unë përfundimisht do të lëviz. Për mua nuk mund të jetë reale që të ndodhë ccfarë ju thoni. Shpresoj në zot se nuk do të ndodhë”.

” Nuk do të jenë pushime për mua”, shtoi aktori. “Unë do të lë vendin tim”

Cranston nuk pranoi që presidenca e Trump të mund të arrijë “imagjinatën e shkrimtarëve dhe kineastëve”.

” Do të shkruhen libra e do të bëhen filma”,- tha ai. ” Unë po ju them se do të ketë shumë prodhim Theatral rreth Trump, për shkak të anomalive që ai përfaqëson”.

Bryan Cranston, fitues i ccmimit Emmy, tha se do të ishte e vështirë për të që të portretizontë Trumpin.

/Veritas.com.al/