(FOTO: Fusha e Bulqizë ku u ul helikopteri për të marrë fëmijën e dëmtuar)/
Në një banesë në Bulqizë të Dibrës sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë: Fëmija tre vjeç ka rënë në pllakat e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën.
Sipas informacioneve të para, fëmija 3 vjeç si pasojë e përplasjes në pllaka, ka marrë goditje të mëdha në kokë.
Menjëherë është dërguar në Spitalin e Bulqizës dhe pas marrjes së ndihmës së shpejt është dërguar me helikopter për në Tiranë. Nuk dihen akoma rrethanat e plota të ngjarjes.
Veritas.com.al/