Sot e shtune, një ditë para zgjedhjeve, presidenca e papunë, është marrë me sulme kundër deputetes Rudina Hajdari- thuajse  në moshën e njërës nga vajzat e burrit të parë të presidencës. Presidenti i republikës nuk ka duruar kritikat politike të deputetes Hajdari, dhe menjëherë është marrë me të ëmën e Hajdarit, e cila është gjykatëse.

Që në ora 5 të mëngjesit presidenca ka dalë në punë për këtë gjë. Përderisa nuk kishte si të viktimizonte ndonjë dekret, presidenti viktimizoi Rudinën: ‘Hëëë!, iu sul presidenca- ta njohim edhe mamin, ajo është gjyqtare, por a do ta kalojë vettingun!’

-Na zhgënjeva Rudina- tha presidenca.

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur përmes një postimi në facebook zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, një burri tjetër në presidencë.

“Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem.” Shkruan Rudina Hajdari, ndërsa shton se po i replikon me të duke qenë se është zëdhënës i Presidencës.

“Po të kthej përgjigje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora.”-përfundon Hajdari reagimin e saj.

VERITAS.COM.AL/