(FOTO: Mohammad Ramzan, 36 vjeç, me gruan e tij adoleshente,  Saima në Jampur, Pakistan.- Foto nga  AP)/ 

Ne japim një vajzë nga kjo familje për një vajzë nga ajo familje. Kjo shtë e drejta jonë”.

Mohammad Ramzan është shurdh dhe memec dhe me një mendje të pazhvilluar, prej fëmije. Por kur e njohu gruan e tij, Saima, ajo ishte shumë e re, megjithatë ia dhanë për nuse.

36 vjeçari Ramzan përdor gishtat e dorës për të numëruar vitet e moshës kur u martuan. Kur numëroi deri 13, ai ndaloi dhe e shikoi gruan, pikërisht si për t’i thënë se “kaq ishe” kur u martuam, 13 vjeç.

Babai i vajzës, Ëazir Ahmed, thotë se ajo ka qenë 14 vjeç atëherë, por mosha nuk kishte ndonjë  rëndësi. Rëndësi kishte vetëm që Saima kishte arritur në moshën e pubertetit kur e martuan. Martesa ishte rregulluar kështu: Ahmed i dha Ramzanit vajzën e tij për t’i marrë motrën Sabeel, që e donte për grua të dytë. Gruaja e tij e parë, e ëma e Saimas, i kishte dhënë vetëm vajza, por ky donte djalë. Por Sabeel nuk mund të martohej, përderisa për vëllain e saj, Ramzan (shurdh dhe memec e me mendje të pazhvilluar) nuk kishte një grua që të kujdesej. Atëherë vendosën të bëjnë shkëmbimin: Ahmed i dha vajzën 13 vjeç për grua Ramzanit dhe i mori motrën për grua të tij të dytë.

Ajo mundi të bëhet nuse e shkëmbyer me një nuse- sipas revistën “National” e datës 30 dhjetor 2016.

“Ne japim një vajzë në atë familje për një vajzë prej asaj familje”- tha Ahmed. “Kjo është e drejta jonë”.

/Veritas.com.al/