(FOTO: George H.W. Bush dhe Barbara Bush)/

Ish presidenti George H.W. Bush i është nënshtruar një kujdesi intensiv shëndetësor të Mërkurën për shkak se vuan nga një pneumoni, që ka ngritur shumë shqetësimin për shëndetin e patriarkut të dinastisë politike bash ën momentin kur lideri i ri i Amerikës po pritet që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Bush, 92 vjeç, fillimisht u shtrua në spital ditën e  Shtunë për një vështirësi në frymëmarrje, por më vonë u transferua për një kujdes intensiv “për një problem akut të frymëmarrjes që vjen nga pneumonia”, tha zyrate Bush në një deklaratë për mediat.

Doktorët kryen procedurat e mbrojtjes dhe bënë pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes”.

Të Mërkurën paradite, e shoqja e Bush, First Lady Barbara- 91 vjeç, gjithashtu u shtrua në Spitalin Methodist në Houston “si një masë paraprake pasi kishte kaluar një lodhje dhe kollitje”- tha ai.

“Presidenti Bush është stabilizuar për shkak të pushimit të rehatshëm në ICU, ku do të mbahet nën vëzhgim”, thuhet  në një deklaratë të postuar nga zëdhënësi Jim McGrath në Twitter.

Presidenti Barack Obama, i cili po mbante konferencën e fundit për shtyp para se Donald Trump të betohet si President i Shteteve të Bashkuara, tha se ka qenë në kontakt më familjen Bush dhe se bashkë me Michelle Obama janë lutur për të.

“Ata jo vetëm i kanë dedikuar jetën e  tyre këtij vendi, por ata kanë qenë mbështetës konstant dhe këshilltarë të mirë për Michelle dhe për mua”, iu tha Obama reporterëve.

“Ata janë një çift aq i mirë sa ne e dimë”.

Trump gjithashtu tha se po mendonte për Bushët.

“Duke pritur me padurim shërim të shpejtë të George dhe Barbara Bush, të dy të shtruar në spital”,  Trump postoi në Twitter këtë falënderim:  “Faleminderit për letrën tuaj të mrekullueshme!”.

Më 10 Janar Bush i shkroi Trump një letër personale të ngrohtë ku shpreh keqardhjen e tij dhe të Barbara se nuk do të mund marrin pjesë në Ceremoninë e Inaugurimit të Premten në Washington.

“Doktori im më thotë se në qoftë se del jashtë gjatë Janarit, kjo do të më ulte poshtë gjashtë shkallë. E njëjta edhe për Barbara”- shkroi ai.

“Kështu që mendoj se do të mbetemi në Texas. Por do të jemi me ju dhe me vendin, shpirtërisht”.

 

/Veritas.com.al/