Qeveria dorëzon sot në Kuvend buxhetin historik mbi 10 miliardë euro për vitin 2027, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një adresim për shqiptarët.

“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në cdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë pë rata që e bënë madhështore protestën e flamingos, jam i vetëdijshëm nga rrija e kostos së ushqimeve apo e naftës.

Vetëm tre ditë më parë jut hash se do ju bëja me dije masat e reja për lehtësimin e familjeve të zakonshme. Sot i përcjellim kuvendit buxhetin 2027, kalon pragun e 10 mld eurove për herë të parë në histori. Borxhi publik ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. E thonë të gjitha shifrat dhe faktet se ekonomia është ndër më dinamiket në rajon. Prekja e pragut prej 30 mld eur të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, e ilustron panoramën optismite.

Në buxhetin e 2027, kemi planifikuar një sërë masash ambicioze. Mesazhi është i qartë: Më shumë biznese, më shumë kompani, investime, njerëz të pasur në Shqipëri. Ndaj mbetemi partizani të taksimit të ndershëm”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *