Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi me një reagim në rrjetin social shkruan se “Ramës i duhet pak prokurori se ashtu është një punë…”

Sipas Bylykbashit, nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“SPAK është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj-Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatanë që thonë se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!”, vijon Bylykbashi.

Veritas.com.al/