Muri i filialit të një banke të nivelit të dytë është gjetur i carë mëngjesin e sotëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Policia tha se njgjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Ismail Qemali”.
E çara në mur është pranë dhomës së kasafortës me permasa 50 cm me 30 cm.
Policia thotë se kasaforta duket e paprekur, por po priten punonjësit e bankës për të verifikuar nëse ka ndodhur një vjedhje apo ajo ka mbetur në tentativë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe ekspertët që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.