Shkrimi i sotëm i Carlo Bollinos në gazetën e tij, Shqiptarja.com, ishte vërtet i guximshëm. Ai i bëntë thirrje Ramës që t’u shoshte “JO” SHBA –ve për reformën në drejtësi, vetëm që të mos prishej me Metën dhe të mos rrëzohej qeveria (shih shkrimin më poshtë në rubrikën lajme të lapsi.al). Për socialistët, të tilla thirrje nuk janë të panohura. 15 vjet më parë, kur në PS plasën mosmarrëveshjet mes Fatos Nanos e Ilir Metës, një socialiste e Beratit u bëri atyre një thirrje të ngjashme. Ajo u thoshte atyre që baza ishte e gatshme të jetonte edhe pa ujë e drita, por vetëm të mos kishte përçarje mes tyre, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.
“Ne drita s’po ju kërkojmë, ne ujë s’po ju kërkojmë, ne bukë s’po ju kërkojmë. Vëllezër! Ju kërkojmë vetëm këtë: Mos kemi përçarje me njëri- tjetrin. Në qoftëse do mendoni për fëmijët tanë, ju lutem shumë, kritikoni njëri –tjetrin dhe s’duhet ta kishit bërë fare publike, mos ta kishte marrë vesh asnjeri. Ju lutem!
Pse s’mendoni për ne?! Kam vajtur për shokun Fatos deri në Bënçë të Tepelenës. Asnjeri nuk shkoi, ishim vetëm dy gra. Dhe me shpirt gjithë socialistët i duan edhe Ilirin edhe Fatosin.
Çfarë do shoku Fatos, ta thotë dua këtë, ia japim ne! Çfarë do shoku Ilir, ia japim ne! Vetëm mos u përçani, ju lutem…!”