
(FOTO: Carrie Fisher rikthehet te roli i saj Princesha Leila, vitin e kaluar)/
Aktorja Amerikane Carrie Fisher, e mirënjohur për rolin e saj si Princesha Leia në filmin “Lufta e Yjeve” ka vdekur në moshën 60 vjeç, një ditë pasi pësoi “arrest kardiak”.
Ajo u sëmur teksa po udhëtonte me avion nga Londra në Los Angeles, ditën e Premte, dhe ishte shtruar në spital sapo u ul nga avioni.
Sipas njoftimit familjar, ajo ka vdekur të Martën në mëngjes.
/Veritas.com.al/