Prej ditës se djeshme kërkohet 33-vjeçari, Arjan Sala i cili ishte roje në qendrën Casa Italia, dhe u fut për të shpëtuar kolegët në momentin kur nisi zjarri rreth orës 16 të pasdites në një magazinë në katin -1.
Kolegët e tij mundën të dalin , por ai nga dje ka ngelur dhe nuk gjendet ndërsa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë.
Një nga punonjësit e ekipit të shpëtimit të inxhinierëve të minierave tha për Top Channel se gjendja është shumë e rëndë dhe tymi dhe gazrat e çliruara e bëjnë të pamundur gjetjen e trupit.
“Gjendja është e rëndë , në ato punime , gjendja e ajrimit është e dobët, 250 herë më e madhe se norma, punonjësit janë heronj, i shprehin ngushëllimet familjarëve për viktimën e dyshuar, nuk kemi ç’të bëjmë më tepër, do punojmë për këtë avari, se është shumë e rëndë, tymi është i madh e pamundur të kontrollojmë për viktimën, magazina është shumë e madhe.
Është shumë e vështirë, deri dje dhe sot jemi këtu, të bëjmë të pamundur, por sasia e gazit që del është 250 herë me madhe, rrisku është pas qafe, rrisku i vdekjes”, tha ai.
VERITAS.COM.AL