Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri tani 21 parti politike kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”-tha Celibashi.
Sa i takon shpërndarjes së fondeve për partitë politike, Celibashi tha se do të nisë pas datës 31 mars.