Kryeministri Edi Rama sot në një takim me Haki Çako- Drejtor i Përgjitshëm i Policisë në mbledhjen e Task Forcës, i ka kërkuar që të goditen ‘me përparësi kokat e krimit’ në vend si dhe t’u sekuestrohen pasuritë e paligjshme.

Rama paralajmëroi se muajt në vijim janë muaj rreziku për kultivimin e kanabisit, duke i bërë thirrje policisë që mos mbyllë sytë.

“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet çdo moment të vazhdohet intesivisht qasja e integruar me institucionet e tjera.

Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësishëm deri në fund të këtij procesi”.