Nga: L. Skiro/

Pas shumë kërkimeve dhe thënieve mbi tentativat për shkëmbim territoresh në Ballkan, ka nisur një frymë tjetër e përafërt: Po shemben dhe shkëmbehen totemët dhe tatu-të. Maqedonia, e cila ekzistoi vetëm për shkak të emrit dhe të famës si ‘vendlindje e Aleksandrit të Madh’, më në fund hoqi monumentin amdhështor të Aleksandrit dhe tabelat e rrugëve kju shkruhej emri i tij.

Mbrëmë nga aeroporti i Shkupit është hequr përmendorja e Aleksandrit të Madh, ndërsa para disa ditëve ishte hequr edhe mbishkrimi “Aleksandri i Madh”.

Gjithashtu pas ndryshimit të emrit të aeroportit, si edhe heqjes së shkronjave, nga aeroporti që tashmë njihet si “Shkupi”, është hequr edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh.

Përveç kësaj edhe autostrada “Aleksandri i Madh” u emërua si autostrada “Miqësia”, shkruan Tv21.tv

Lëshimet e para nga ana e Maqedonisë drejt Greqisë, si shenjë e vendimit për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjen e emrit, është vendimi qeveritar që të ndryshohet emri i aeroportit të Shkupit, i cili u ndërtua si vepër ‘madhështore’ për  të mbajtur emrin e heroit antik Aleksandri i Madh.

Autostrada me emrin e njëjtë, pjesë e korridorit 8 që është drejtë Greqisë, sipas kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, në të ardhmen do të quhet Miqësia.

Po bien tabutë, apo p[o përgatitet një ‘erë’ ndryshimesh më të thella në Ballkan?!

Veritas.com.al/