(FOTO: Oswaldo Azuaje Pérez, Kryepeshkopi i Venezuelës/ FOTO në fund: Nicolás Maduro, diktator i Venezuelës. )/

Çfarë sjell ‘narko- shteti’?… Kryepeshkopi Venezuelian:  “Po qeverisemi nga ‘narko- diktatura dhe plaçkitësit e arkës së shtetit”.

Përballë grushteve të presidentit të Venezuelës, kryepeshkopi Oswaldo Azuaje Pérez tha të Hënën se vendi i tij po qeveriset nga narko-  diktaturë civilo- ushtarake” që po e grabit vendin dhe po e sjell në pikën e  shkatërrimit.

I emëruar nga Papa Benedict XVI si peshkop i dioqezës së Trujillo, Azuaje- njeri i qëndrimeve të forta është i një kontrasti të prerë dhe me shumë tone pajtuese është zgjedhur nga Vatikani që të mund të merret vesh me diktatorin Nicolás Maduro. Dhjetë ditë më parë, Papa Francesko bëri thirrje qeverisë, sigurisht edhe qytetarëve të Venezuelës, që ‘të shmangin ndonjë formë të dhunës në respekt të të drejtave njerëzore; dhe të kërkojnë zgjidhje me negociata”.

Në një intervistë telefonike, Kryepeshkopi Azuaje i tha La Prensa se vendi i tij po përballet jo vetëm me një krizë politike dramatike, por njëkohësisht me një krizë ushqimi serioze, e cila ka provokuar opozitën politike dhe qytetarët që të dalin në rrugë për protestë.

Kleriku i lartë e ka akuzuar, gjithashtu, Manduron dhe qeverinë e tij për ‘plaçkitje’ të arkës së shtetit, që rezulton në ‘miliarda dollarë”.

/Veritas.com.al/

Venezuela's President Nicolas Maduro gestures as he speaks during a march, at Miraflores Presidential Palace in Caracas, Venezuela, Thursday, April 7, 2016. Groups allied to Venezuela's socialist administration marched to protest an amnesty law passed by the opposition controlled congress calling for release of those it deems to be political detainees. (AP Photo/Ariana Cubillos)