( FOTO: Papa Francesku (Djathtas) takohet me Presidentin  Donald Trump gjatë një audience private në Vatikan, më 24 Maj, 2017)/

Ajo çfarë mund të përshkruhet vetëm si takim i përzemërt dhe i suksesshëm, ishte mes dy liderëve më të fuqishëm të Botës në Vatikan. Papa Francesku priti presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Vatikan të Mërkurën mes buzëqeshje, shtrëngim duarsh deh flashe kamerash.

Të dy liderët u ulën për një takim ‘sy për sy’, ku papa i ulur në tavolinë shrinte dorën drejt Presidentit- një veprim ky shumë i afërt e miqësor.

Në fund të takimit, Presidenti falënderoi Papën për mikpritjen e ngrohtë, duke i thënë “Nuk do të harroj kurrë çfarë ju thatë”.

Ndryshe nga çfarë kishin parashikuar mediat tradicionale se takimi do të jetë ‘i zymtë’ ose ‘me qortime’, në fakt të dy liderët u duk se iu pëlqeu shoqëria mes tyre.

Siç është zakon, Papa Francesku i dha presidentit një kopje të shënimeve  të mbajtura si papë; gjithashtu i dha medaljen e paqes. Presidenti i dha Papës Francesku një çantë të madhe blu, e cla- siç tha, mban brenda shkrimet e Martin Luther King Jr, duke i thënë papës “Shpresoj se do ta pëlqeni”.

Edhe pse takimi ishte privat, dy liderët pritet të ken biseduar për një numër çështjesh duke përfshirë edhe lirinë e besimit, persekutimin e Kristianëve veçanërisht në Lindjen e Mesme, emigracionin, krijimin e vendeve të punës dhe trafikimin njerëzor.

Në konferencën zyrtare për mediat Vatikani e përshkroi takimin si ‘të përzemërt” dhe tha se të dy burrat folën në favor të një “marrëdhënieje bilaterale të mirë që ekziston mes Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”; dhe gjithashtu në favor të arritjeve “ në favor të jetës, lirisë së  besimit dhe lirisë së bashkëjetesës”.

Ndërsa Kisha Katolike ishte shpesh një mundësi e administratës Obama mbi çështjen e abortit dhe të lirisë fetare, Vatikani dëshironte të nënvizonte një synim të ri të përbashkët me Shtetet e Bashkuara nën administratën e Trump për këto probleme.

Njoftimi për media gjithashtu shprehu dëshirën e përbashkët për “një bashkëpunim të qetë mes shtetit dhe Kishës Katolike në Shtetet e bashkuara, me angazhim për shërbime ndaj njerëzve në fushën e kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe asistencës ndaj emigrantëve”.

Sipas Vatikanit, të dy burrat gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi punët ndërkombëtare me “referenca ë përbashkëta ndaj situatës në Lindjen e Mesme dhe mbojtjen e komunitetit Kristian”.

Pas takimit të tij me Papën Francis, Presidenti Trump dhe zonja e Parë, Melania Trump bënë një tur privat në kullën e Sistine Chapel, ku dominon “Gjyqi i Fundit” i Evës dhe Adamit- vepër kjo e pikturuar nga Michelangelo.

/Veritas.com.al/