Është mbyllur gjithçka në Santiango Bernabeo midis Real Madrid dhe Bayer Munich. Galaktikët shkojnë sërish në finale të Champions League.

Sfida e sotme u mbyll mes drithërimash në barazim 2-2 duke i dhënë kualifikimin Madrilenëve.

Ishte Kimish që zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, por Benzema barazoi në minutën e 11-të. Pjesa e dytë nisi që në sekondat e para me golin e dytë të Bezemasë, pas një gafe fatale të portierit Ulraish. Hames rindezi shpresat për Bajernin, pas golit të barazimit në minutën e 63-të, por vetëm kaq, pasi ishte portieri Navas ai që shpëtoi në aq shumë raste ekipin madrilen.

Me rezultat të përgjithshëm 4-3, Reali kualifikohet në finale, dhe pret çiftin tjetër Liverpul-Roma.

Veritas.com.al/