Sinoptikanët në Greqi kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.

Gazetari i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, bën të ditur se sipas sinoptikanëve grekë fenomenet me mot të keq do të jenë në pjesën e Jonit verior dhe më pas do të drejtohen për nga Shqipëria.
Si pasojë e ndryshimeve atmosferike, te shtunen, do të ketë erëra të forta nga 60-70 km/h ndërsa deti do të ketë dallgëzim 6-7 ballë.

Paralajmërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit ku thuhet se do të ketë rrebeshe të forta shiu dhe gjithashtu edhe reshje breshëri.  Ky paralajmërim i sinoptikanëve grekë, vjen pas ciklonit që goditi Greqinë disa ditë më parë, ku shkaktoi dëme kolosale të llogaritura deri në 100 mln euro.

VERITAS.COM.AL