Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Gjeneral Xhorxhio Toski deklaroi se këtë vit u sekuestruan 33 ton kanabis, ose 66% më shumë se sasia e një viti më parë.

Shifrat u bënë publike gjatë konferencës përmbyllëse të “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën kundër kanabisit”.

Vitin e kaluar drejtuesit e Guardia di Finanza erdhën në Tiranë dhe thanë se ishte shkatërruar 99.8% e parcelave me kanabis dhe kjo shënonte një sukses, që nuk ishte arritur kurrë më parë.

Por ngarkesat me drogë që u shtuan këtë vit rrëzojnë jo raportet e Guardia di Finanza, por edhe propagandën e Tiranës.

Veritas.com.al/