(Vijon nga botimi i djeshëm… Ben Blushi- tashmë drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, ndodhet në luftë me të gjithë. Arma që ka në dorë është Televizioni, një nga armët që nuk është krijuar për të sulmuar- sipas deontologjisë së historisë moderne. Megjithatë, në fushën e betejës së autoritetit të Televizionit, deri tani kanë mbetur disa viktima)
Nga: Veritas.com.al/
Cilat janë viktimat?
Në fund të rrugës së Blushit viktima mund të jenë disa nga ‘ngjyrat’ e tij të preferuara, inkludë edhe vjollcën…, por deri më sot, brenda pak muaj, shohim këta të rënë:
1.
Televizioni TCH.
Drejtori i ri i TCH e ka mësuar mjeshtërinë nëpër studio televizive ose nëpër mbledhje partie. Kjo është një Zero për Mjeshtërinë Mediatike. Idoli i tij mund të jetë maksimumi Fevziu ose Vangjeli, por që do të thotë se vetë me vullnet është instaluar pak më poshtë se poshtë. Gjithë jetën e tij profesionale i ka ardhur turp që është pjesë ‘në gazetari’; në shtëpinë e gazetarisë është shfaqur si një mysafir në ceremoni mortore i cili pret dikë të vijë e ky të ngrihet…. Syrin e ka te politika, intriga dhe përçarja.
Mes miqsh thonë se aty ku është Blushi- një parti janë dy parti, një gazetë janë dy gazeta… Blushi tani ka hapur luftë kundër bizneseve, kundër mediave- të gjitha partnere të TCH dhe Vjollcës. Pyetja ekzistencialiste që shtrohet është: A mund të rrojë një TCH në ‘pyllin’ mediatik që ka marrë flakë dhe digjet nga Blushi?!
2.
Parimësia, viktima e dytë.
Lufta që bëri Blushi brenda PS la të nënkuptuar se ky ishte kapur si ‘shqarthi në shpellën me tym’. Ai tha se brenda asaj partie i merrej fryma për shkak se shkeleshin parimet…; ishte shkelur parimi i barazisë, parimi i votës së lirë, i kolegjialitetit… Kur e pamë në Elbasan që luftonte si vigan kundër Çifjes, Blushi na u shfaq si hero; edhe pse në luftë me një njeri me ngjyrë.
Ndërsa partinë e tij Libra e ndërtoi mbi parime banditeske: Askush nuk kishte të drejtë të kritikonte kryetarin, as të zëvendësonte kryetarin, as të aspironte pa frymën e kryetarit… Tani që ndodhet në krye të TCH po shkel deontologjinë e gazetarisë: Herë hap fjalë se ‘jam këtu në TCH“ si i dërguar’ i kryeministrit; herë se jam ‘si armik’ i kryeministrit. Me këtë rast u shemb edhe parimësia mes medies dhe pushtetit.
3.
Drejtësia, kjo viktimë e rëndë.
Për të kapur ‘ngjyrën’ e tij, Blushi krijon kosto shumë të lartë. Kosto publike- them. Tani që po kap pozitën e drejtorit të përgjithshëm të TCH të Vjollca Hoxhës, dhunoi Drejtësinë. Para pak kohësh, në gjyqin mes presidentes së TCH Vjollca Hoxha dhe dy ish aleatëve të të shoqit (Sino dhe Baçi), Blushi përmbysi gjithë botën e Drejtësisë.
Pasioni për të bërë përmbysjen e Drejtësisë i vinte nga dy anë:
E para për t’u bërë i pranueshëm për Vjollcën; e dyta për të mposhtur çdo ish- aleat të saj. Ndërsa mjeti që përdori ishte ‘miqësia’ me armikun kryeministër. Askush nuk e kishte marrë vesh nëse Blushi ishte mik apo armik i Edi Ramës.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, një majtist i thekur, i shkoi prapa Benit si një ‘dele’. Beni e futi në një kafe të Tiranës, njoftoi kamerat që ta filmonin dhe i kërkoi Dvoranit që të hynte në trupën gjykuese pa qenë i shortuar. Dvorani bëri pikë për pikë siç kërkoi Blushi…
Por pas dy a tre ditësh, Dvorani deklaroi: “ Në datën 24.05.2018, në orën 18.00, për rreth një orë e tridhjetë minuta unë jam takuar dhe kam qëndruar me zotin Ben Blushi, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Top-Channel, në bar-restorant “Panevino” të Hotel Plaza në Tiranë.”
Gjyqtari Dvorani vazhdon:
“Ditën e nesërme, pra në datën 25.05.2018, unë kam marrë pjesë në përbërje të Kolegjit Civil që ka shqyrtuar çështjen civile të sipërcituar”.
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Dvorani (Citoj): “Kjo pjesëmarrja ime në përbërje të Kolegjit Civil për shqyrtimin e çështjes është kryer në shkelje të ligjit, sepse unë nuk jam anëtar i atij Kolegji dhe nuk ka pasur procedurë shortimi për caktimin tim në përbërje të Kolegjit Civil për shqyrtimin e çështjes së tyre”, deklaron gjykatësi Dvorani
Me këtë rast, kur ka rënë një gjykatës i Gykatës së Lartë, ka rënë Drejtësia, aq më tepër që sot Dvorani ka kaluar edhe Vettingun dhe është ringritur si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ‘fake’.
(Vijon…)