Ledina Mandia do të jetë zëvendëskryeministre teknike e qeverisë Rama.
Ajo është propozuar nga Lulzim Basha, si pjesë e marrëveshjes mes tij dhe kryeministrit Rama. Zonja Mandia ka qenë avokate e shtetit nën qeverinë Berisha. Me profesion juriste, ka qenë edhe një ndër të propozuarit për Këshillin Drejtues të RTSH.
Ministër i Brendshëm do të jetë Dritan Demiraj. Ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë (komando). Ka 24 madalje në ushtri dhe në sport. Trajnues i misioneve paqëruajtëse “Eagle”; është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Por u shkarkua nga detyra në dhjetor të vitit 2014 pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet, pas 31 vitesh kontribut në FA.
Helga Vukaj do të jetë Ministre e Financave. Me titulli Profesore e Asociuar, ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në KLSH.
Diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor drejtorie në Ministrinë e Brendeshme, zv/ drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.
Gazmend Bardhi do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ai është me profesion jurist dhe ka shërbyer si ekspert ligjor në Partinë Demokratike, veçanërisht gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi.
Mirela Karabino do të jetë Ministre e Arsimit. Ajo është lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Arben Beqiri do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center Ëashington DC; dhe i vetmi mjek shqiptar- anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.
Xhulieta Kërtusha do të drejtojë Ministrinë e Mirëqënies Sociale. Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.
Veritas.com.al/