Një shtet i shkatërruar nga lufta dhe një vend i shtypur nga junta për dekada me radhë, janë shtëpia e popujve më bujarë në botë- sugjerojnë disa studime. Duket si çudia e Botës, por është e vërtetë.

Njerëzit në Irak janë aq të këndshëm sa mund të thuash se janë të jashtëzakonshëm. Ndërsa në Myanmar banorët janë më të avancuarit- sipas Indeksit të vitit 2016 të CAF World.

Vetëm muajt e fundit, tetë në dhjetë irakianë kanë ndihmuar dikë, që ata nuk e njohin. Njerëzit në Libi janë njohur se sa shumë ndihmojnë.

Këta janë dy shtetet dhe dy venet, njëri i shkatërruar nga Lufta, tjetri i shtypur nga junta e egër e Gëdafit, të cilët ndodhën në krye të listës si njerëzit më bujarë në botë.

Gjatë po të të njëjtës periudhë, 91% e banorëve në Myanmar kanë dhënë para për bamirësi.

Duke krahasuar, 63% Amerikanëve –populli i dytë për bujari mes të gjithëve, ka dhuruar para n 73%ë ndihmë të të huajve.

Renditja vjetore e nxjerr Myanmar, (sot e njohur si Burma) në krye të listës për të tretin vit me radhë. Këtu më shumë se gjysma e popullsisë dhurojnë kohën në ndihmë të kujtdo dhe 63% për ndihmën ndaj të huajve.

Raporti thekson se gjithë kjo reflekton traditën e quajtur “Sangha Dana”, ku maxhoranca Budiste “Theravada” dhuronte në përkrahje të të jetuarit në stilin e murgjve.

Mbi të gjitha, Mbretëria e Bashkuar, zë vendin e parë si vendi më bujar në Europë për dhurata financiare, për mbështetjen vullnetare ndaj të huajve. Ndërsa në Lindjen e Mesme në vend të parë ndodhet shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe; në Afrikë- Kenia dhe në Amerikën Latine- Guantamala.

Kina është konsideruar si vendi më pak bujar në botë.

Sidoqoftë, sondazhi ka mundur të intervistojë vetëm 1000 njerëz për secilin nga 140 vende, si dhe Fondacionin e Ndihmave për Bamirësi. Pra ka hapësirë edhe për gabime.

Por mirësia e Irakianëve dhe Libianëve për tu kujdesur ndaj të huajve përballë një konflikti disa vjeçar dhe dhunës së tmerrshme, kjo qëndron jashtë listës. Autorët e sondazheve nuk u ndodhen para ndonjë surprize me këta popuj dhe vende, sepse këtu mikpritja dhe bujaria janë tradicionale.

Ja lista e 10 vendeve më bujare në botë:

1.Myanmar         70%

2.Shtetet e Bashkuara   61%

  1. Australia 60%
  2. Zealanda e Re 59%
  3. Sri Lanka 57%
  4. Kanada 56%
  5. Indonezia 56%
  6. Mbretëria e Bashkuar 54%
  7. Irlanda 54%
  8. Emiratet e Bashkuara Arabe 53%

 

/ Veritas.com.al/