Kimete Berisha*/
(Polemikë e gazetares kosovare me gazetarin Mero Baze në Tiranë)
Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.
E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.
Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.
Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.
Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.
Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.
A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.
Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.
Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.
Pse na quan ti neve të varfër!
Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!
Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!
Ku e di ti që e marrim bukën me vete!
Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!
Çka ka të keqe buka, tek e fundit!
Ani çka që kërkojmë çmime të lira!
Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.
Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishinë shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.
Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!
A mund të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!
Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.
Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.
Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!
I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.
Ju që edhe bukën e keni fetish.
Ju që Zotin e keni para.
Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.
Dyfytyrësi.
Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.
Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.
P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.
Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.
Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.
Jemi Një popull.
E ti Çorape, ‘Shut the fu.k up’.
(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës e ke përshkruar si ‘hotel’ në librin tënd, kaq i pafytyrë që je).
*Gazetare kosovare/