Në Korçë shumë prej bizneseve  në qendër të qytetit dhe në zonën pedonale kanë nisur të lirojnë hapësirat publike.

Atye që kanë pasur leje të përkoshëshme nga bashkia iu është  pezulluar leja dhe iu është kërkuar që deri më 2 gusht të heqin, konstruksionet metalike, tendat, çadrat e  vazot.

Nëse deri më këtë datë nuk do të lirojnë hapësirën e zënë do të ndërhyjë policia bashkiake dhe Inspektoriati Kombëtar I Mbrotjes së Territorit.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon dhe në Fier.

Banorët e lagjes 8 shkurti ku po sistemohen lulishtet po ndihmojne punonjesit e bashkise.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fier ka nisur nga lagjet e qytetit për të vijuar më pas në rrugët kryesore.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *