Nga: Geir Lundestad 
Në vitin 2009, Presidentit të ShBA, Barak Obama, iu akordua Çmimi Nobel për Paqe. Që zoti Obama nuk kishte bërë kurrë ndonjë gjë për paqen (apo ndonjë gjë në përgjithësi në jetën e tij sterile – në CV-në e tij ai kishte shënuar “organizator komuniteti” si të vetmin angazhim të tij profesional) ky është një fakt botërisht i njohur. Por shpresa e Komitetit për Akordimin e Çmimit Nobel ishte se z. Obama do t’i jepte fund angazhimit ushtarak të ShBA-së në disa rajone ku vendi është i përfshirë. Pra Çmimi Nobel për Paqe nuk u dha për kontribute në paqe, siç është e përcaktuar në testamentin e Alfred Nobel-it, por për atë çka Komiteti shpresonte se do arrinte duke e dhënë atë: të tërhiqte z. Obama në përpjekjet për paqe. Gjatë 8 vjetëve të tij në detyrë, z. Obama jo vetëm nuk arriti paqe atje ku ShBA ishte e përfshirë në luftë por ai shtoi praninë ushtarake amerikane në Afganistan, rriti angazhimin ushtarak amerikan në Irak, dërgoi për herë të parë trupa amerikane në Siri, angazhoi vendin në luftë ajrore në Libi, si dhe negocioi një marrëveshje bërthamore shumë të keqe me Iranin (dhe u nisi me avion 1.2 miliard dollarë hoxhallarëve iranianë, të cilët i përdorën ato për t’i hedhur benzinë konfliktit në Siri).
Nën Presidencën Obama, programi bërthamor i Koresë së Veriut arriti kulmin e vet, dhe vendi kreu disa teste të suksesshme bërthamore. Gjatë Presidencës Obama, Rusia rimori Krimenë, ISIS-i pushtoi gjysmën e Irakut dhe Sirisë dhe terroristët islamikë libanezë pushtuan përfaqësinë diplomatike amerikane në Benghazi, duke shkaktuar vdekjen e Ambasadorit Kris Stivens [J. Christopher Stevens] dhe oficerit Shon Smith [Sean Smith]. Nën mbikqyrjen e Presidenit Obama, prestigji ndërkombëtar amerikan ra në nadir. Z. Obama nuk dha kurrfarë kontributi për paqen në botë. Nuk besoj se nuk deshi; thjesht nuk diti, ashtu siç nuk ka ditur të bëjë ndonjë gjë tjetër gjithë jetën e vet. Shkrimi i mëposhtëm nga BBC-ja tregon keqardhjen e ish-sekteratin të Komitetit për Akordimin e Çmimit Nobel, Geir Lundestad, për dhënien z. Obama të Çmimit Nobel për Paqe.
Ndërkohë, Presidenti Tramp ka tërhequr trupat Amerikane nga Siria, ka deklaruar tërheqjen e trupave amerikane nga Lindja e Mesme, po negocion një marrëveshje paqeje me talebanët, negocioi normalizimin e marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit, tani po negocion normalizimin e marrëdhënieve mes Bahreinit dhe Izraelit, si edhe siguroi njohjen e Kosovës nga Izraeli (pa folur për marrëveshjen e mirë mes Kosovës dhe Serbisë si një hap në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve). Me daljen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj këtij vendi, si edhe vrasjen e udhëheqësit ushtarak iranian Kasem Sulejmani, Presidenti Tramp paralizoi angazhimin iranian në konfliktin e Sirisë, çka çoi në shuarjen me shpejtësi të flakëve të atij konflikti.
Gjatë Presidencës Tramp, Korea e Veriut ka pezulluar programin e vet bërthamor dhe nuk kryen më teste bërthamore.
Deri tani, ka pasur dy nominime të ndryshme për Çmimin Nobel për Paqe për këtë vit të Presidentit Tramp, njeri nga një deputet norvegjez dhe tjetri nga një deputet suedez. Data 9 Tetor do jetë një ditë interesante./ BBC/
VERITAS.COM.AL