(FOTO: Kandidati Xhavit Drenori dhe Albin Kurti, të dy nga Vetvendosja)/
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të zgjedhjet e 11 qershorit, Xhavit Drenori, për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore ka vendosur që ta shes veturën e tij private- njofton KosovaPress.
Ai në facebook ka njoftuar se kjo veturë i dhimbset por ka mbetur pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës, madje, ka thënë se për veturën në fjalë së bashku me bashkëshorten janë ende kredi në bankë.
“Shpenzimet e fushatës përfshinë: Byrekë me jogurt, shpenzimet e lëvizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje”, ka shkruar ai.
/Veritas.com.al/