Presidenti Donald Trump të Martën Tuesday mund të lëshojë ‘bombën’ më shkatërrimtare ndaj trashëgimisë politike të presidentit Obama, teksa pritet që të bëjë hapin për të dalë nga marrëveshja nukleare me Iranin. Pakti me Iranin mund të përhapë një krizë globale të rrezikshme.

Vendimi mund të shënojë një moment shumë të rëndësishëm për presidencën e Trump.

Ky i jep shansin që të çimentojë filozofinë e tij “America First” por që nxit rreziqe me pasoja të panjohura, ku skenari më i keq mund të jetë një luftë me Iranin.

Vendimi po i jep presidentit një zgjedhje: A do të vazhdojë ai premtimet e fushatës elektorale për bazat e  politikave të tij të ndershme? Apo duke kundërshtuar paktin,  presidenti do të misë një polemikë të egër me aleatët të cilët e kanë mbështetur Amerikën për sanksionet kundër Iranit.

Bota sot i ka sytë te tavolina e punës e presidentit Trump kur ai të shpallë vendimin.

Veritas.com.al/