Në portin e Durrësit mbërriti sot autobusi zyrtar i skuadrës së Romës, në kuadër të ngjarjes më të madhe futbollistike, që do të zhvillohet në Shqipëri, siç është finalja e UEFA Conference League.
Autoriteti Portual Durrës, në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe agjencitë ligjzbatuese që operojnë në portin e Durrësit po menaxhojnë situatën për mbarëvajtjen në përpunim për sportdashësit që po hyjnë në vendin tonë edhe në rrugë detare, për t’ju krijuar atyre lehtësira në përpunim.
Një event i rëndësishëm sportiv jo vetëm për Italinë dhe Holandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë.
Finalja e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë./atsh/