Shërbimi i mjekësisë interne në QSUT është mbyllur si pasojë e COVID-19 në orën 15:00 të ditës së shtunë. Tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, njëri prej tyre i diagnostikuar me COVID-19 janë transferuar në Infektiv dhe shërbime të tjera.
Mbyllja erdhi kur nga personeli mjekësor kishin mbetur vetëm 8 punonjës të painfektuar dhe ata me dyshime të forta se kishin COVID për shkak të shenjave të lehta. Si pasojë e përhapjes së COVID-19 tek mjekësia interne janë prekur dhe mjekë e infermierë jashtë shërbimi, duke e çuar bilancin e të prekurve në 40 në total, nga të cilët 26 personel dhe 14 pacientë.