Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.
Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.
Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai po ashtu ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar ne qeverine Nano.
Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si diplomat në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.
VERITAS.COM.AL