Është përkeqësuar situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shumë shtrije të reja tek Infektivi, duke e çuar në 30 numrin total të të shtruarve.
Ndërkohë, 2 prej pacientëve të shtruar ndodhen të intubuar dhe 6 të tjerë në terapi intensive.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë”, thuhet në njoftimin e MSH.
VERITAS.COM.AL