820 ka shkuar numri i të prekurve nga covid-19 në vend, nga ku 17 raste të reja janë konfirmuar 24 orët e fundit.
Nga të cilat 9 janë në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz vatër familjare.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.
Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar, bën me dije ministria e Shëndetësisë.
Në dy spitalet COVID, janë 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.
VERITAS.COM.AL