Dita e 4 majit shënon fazën tjetër të lehtësimeve nga qeveria për masat ndaj përhapjes ndaj COVID-19. Janë 18 bashki që çlirohen nga karantina dhe bëhet fjalë për bashki të vogla kryesisht jugore përfshi dhe Vlorën.
Ndër to janë Bashkitë Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.
Në këto bashki pensionistët lejohet të dalin 06:00- 08:30 teksa qytetarët e tjerë 09:30- 17:30 pa leje. Po ashtu taksitë e të gjitha qyteteve qofshin zonë e gjelbërt apo e kuqe lejohet të dalin nga qytetet e tyre dhe të udhëtojnë kudo në Shqipëri me masa higjieno- sanitare të protokolleve të sigurisë si dhe me kushtin që në automjet të marrin deri në 2 pasagjerë, të një familjeje.
Faza tjetër e lehtësimit të masave pritet të jetë e hëna tjetër 11 maji.