Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar në 24 orët e fundit 3 viktima dhe 164 të infektuar nga COVID-19 nga 872 testime. Ndërkohë të shëruar janë 51.
Më shumë raste kishte Tirana 56, pasuar nga Shkodra me 11, dhe Durrësi, Korça e Lushnja me 10. Pacientët që sot gjetën vdekjen nga COVID-19, ishin të shtruar në dy spitalet COVID-19 aty ku janë 188 pacientë të shtruar, dhe 7 të intubuar.
Por ndërkohë nga 3 viktimat, 2 ishin të moshuar nga Fieri dhe Gramshi, teksa më i riu ishte një mësues 47- vjeçar nga Pogradeci i cili pas 12 ditësh në terapi intensive te COVID-2 ndërroi jetë.
VERITAS.COM.AL/