Ka ndërruar jetë  historiani i njohur Llambo Filo.

Historiani Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas infektimit prej koronavirusit, por prej kohesh ai vuante nga leucemia. Ai ishte shtruar prej ditësh në spital prej dy javësh.

Filo ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Filos, ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan zonjaDuka.

VERITAS.COM.AL