Sot ka humbur jeten mjeku Arjan Pushi, i infektuar me koronavirus dhe i intubuar qe prej dy ditesh.

Humbja e doktor Pushit eshte pritur me dimbje te madhe nga koleget dhe te njohurit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut hematolog Arjan Pushi, i cili ishte infektuar me koronavirus. Manastirliu shprehu ngushëllimet për profesorin dhe përmendi kontributin e tij të çmuar në mjekësinë shqiptare.

Pushi është mjeku i parë që ndërron jetë nga Còvid-19 në vendin tonë.

Postimi i Ministres Manastirliu: Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

VERITAS.COM.AL/