Nëntë persona ndërruan jetë nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

 Janë kryer 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë, në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.