Nga Ralph Ellis

15 qershor 2020 – Veshja gjerësisht e maskave të fytyrës – madje edhe ato të bëra ne shtëpi – mund të shkojë shumë përpara drejt zvogëlimit të shkallës së transmetimit të koronavirusit dhe mund të ndihmojë kontrollin e një valë të dytë të virusit, sipas një studimi Britanik të lëshuar të mërkurën.

Shkencëtarët nga universitetet e Kembrixhit dhe Greenwichit thanë që urdhrat e qëndrimit në shtëpi nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Por kur periudhat e mbylljes janë të kombinuara me 100% përdorim të maskave të fytyrës, “ka përhapje më pak të sëmundjes, valët sekondare dhe terciare janë rrafshuar dhe epidemia është sjellë nën kontroll”, thuhet në studimin e botuar në Proceedings of Royal Society A.

“Ne konkluduam se përdorimi i maskës së fytyrës nga publiku, kur përdoret në kombinim me distancën fizike ose periudhat e bllokimit, mund të sigurojë një mënyrë të pranueshme për të menaxhuar pandeminë COVID-19 dhe rihapjen e aktivitetit ekonomik,” tha studimi.

Studiuesit rekomanduan që qeveria Britanike të bëjë më shumë për të promovuar maskat, të sigurojë më shumë maska me cilësi mjekësore N95 dhe të sigurojë udhëzime të qarta se si publiku mund të bëjë maska në shtëpi.

“Si përmbledhje, analizat tona të modelimit ofrojnë mbështetje për miratimin e menjëhershëm, universal të maskave të fytyrës nga publiku,” tha studimi.

Reuters tha që studiuesit “e lidhën dinamikën e përhapjes midis njerëzve me modele të nivelit të popullsisë” për të matur shkallën e riprodhimit të virusit (i njohur si vlera R) në skenarë të ndryshëm të adoptimit të maskave të kombinuara me periudhat e bllokimit.

“Studimi zbuloi se nëse njerëzit veshin maska sa herë që janë në publik, ajo është dy herë më e efektshme në uljen e vlerës R, sesa nëse maskat vishen vetëm pasi të shfaqen simptomat,” tha Reuters.

Organizata Botërore e Shëndetit kohët e fundit ndryshoi qëndrimin e saj mbi përdorimin e maskave për fytyrën gjatë pandemisë COVID-19.

Njerëzit mbi 60 vjeç dhe njerëzit që ndodhen nën kondita mjekësore te caktuara duhet të mbajnë një maskë të shkallës mjekësore kur janë në publik dhe nuk ka nevoje të distancohen , tha OBSH. Publiku i gjerë duhet të veshë një maskë prej pëlhure me tre shtresa në keto kondita.