Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus, duke e çuar në 37 numrin total të viktimave në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka humbur jetën te Spitali Infektiv pacienti 68-vjeçar nga Puka.

“Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton MSH.

Përveç rritjes alarmante të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend, vijon të përkeqësohet edhe situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen këta pacientë, 8 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 82 persona, ndërsa në spital janë të shtruar 50 pacientë, ku numri i të intubuarve ka shkuar në 2.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, thuhet në njoftimin e MSH.

VERITAS.COM.AL