Sot në ditëe  e tretë të “shtet rrethimit” në kuadër të masave kundër koronavirusit, ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të argëtuar qytetarët.

 Kjo vjen pas nismës së ndërmarrë nga emisioni “Hipokrati” në Top Channel ku në orën 17:30 qytetarët dolën në ballkone dhe  duartrokiten për mjekët, infermierët dhe policët.

Ministra e Kulturës fton të gjithë instrumentistët që të bëjnë muzikë në shtëpitë e tyre ndërsa qytetarët e tjerë të hapin dritaret dhe të dëgjojnë.

“Hapni dritaret

Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja

Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zgjojnë qytetin me tingujt e tyre

Bëjmë muzikë nga shtëpia

Ditën e diel ora 12:00″, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.