Faktin që është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Dafina Zeqiri, po e përdor së fundmi për një qëllim shumë fisnik.
Ajo ka bërë një lajmërim në proflin e saj në Instagram, ku fton të gjithë shqiptarët, e jo vetëm, që të promovojnë Kosovën.
“Unë do të jem gjyqtarja juaj për këtë vit. Postoni fotot tuaj të proferuara nga Kosova duke përdorur hashtagun #InstaKosova ose #InstaKosovo në të gjitha mediat sociale. Do të fitoni vëmendjen time dhe një çmim prej 500 eurosh”, shkruan artistja e cila, numëron mbi 523 mijë ndjekës në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Duffye, është e angazhuar në promovimin e vendlindjes së saj.
Edhe gjatë Konferencës së Përgjithshme kur do të votohej për antarësimin e Kosovës në UNESCO, këngëtarja ishte një ndër lobuese më të spikatura në rrjetet sociale.