Omnia Strategy”, firma e zonjës Blair, ka përfituar një shumë prej 493,000 funtesh për të shërbyer si këshilltare zyrtare e Shqipërisë në një mosmarrëveshje ligjore me kompaninë britanike për skanime në dogana. Kontrata fillestare me “Omnia”-n ishte për 378,000 funte por më vonë u rrit edhe për 115,000 funte tjera.Dhënia e kësaj kontrate për firmën e zonjës Blair ishte kontroverse për shkak të rolit të bashkëshortit të saj, Tonyt, si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nga shtatori i vitit 2013.
Qeveria e Shqipërisë, sipas “Daily Mail”, angazhoi firmën “Omnia” shtatorin e 2014 në një konflikt që kishte me firmën “Rapiscan”, me qendër në Redhill, Surrey. “Rapiscan” dhe një firmë tjetër, “S2 Albania”, fituan një kontratë 15 vjeçare në vlerë prej 250 milionë funtesh për një sistem sigurie që do të instalohej në kufijtë e Shqipërisë, transmeton Koha.net.
Marrëveshja ishte aprovuar një muaj para zgjedhjeve në Shqipëri qershorin e vitit 2013, por qeveria e re socialiste e anuloi atë kur erdhi në pushtet. “Rapiscan” dhe “S2 Albania” paditën qeverinë shqiptare dhe rasti shkoi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Vjenë.
Shqipëria kërkoi nga firma “Omnia” të përfaqësohej dhe zgjodhën zonjën Blair e cila firmën e themeloi më 2001. Prillin e vitit 2015, bazuar në këshillat e “Omnia”-s, qeveria e Shqipërisë zgjidhi çështjen.
Shuma e përfituar nga kompania u bë publike në transaksionet e thesarit të publikuar nga ministria shqiptare e Financave.